Kishte vjedhur portofola dhe shuma parash 3 shtetasve ne Fier, arrestohet autori
Fier
Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i cili u vodhi paratë 3 shtetaseve në qytetin e Fierit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit O. M., 16 vjeç, banues në Drizë, pasi është autor i dyshuar i 3 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:
Në lagjen “Apollonia” ka vjedhur portofolin e shtetases S. S., brenda së cilit kishte 20.000 lekë.
Në lagjen “Kastriot” ka vjedhur portofolin e shtetases R. L., brenda së cilit kishte 7.000 lekë dhe 1 palë vath floriri.
Në lagjen “1 Maji” ka vjedhur shumën prej 30.000 lekësh në farmacinë e shtetases J. H.