AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ FIER, Shpërthim me TRITOL në derën e një apartamenti në katin e katërt, banorët dalin të tmerruar


Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në katin e katërt të një pallati në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në derën e një prej apartamenteve të këtij kati ka shpërthyer një sasi eksplozivi, me banorët që kanë braktisur banesat të tmerruar. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Fier
Informacion paraprak

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Articles

Back to top button