KOSOVA

Tre të vrarë dhe një i plagosur, çfarë ndodhi dje në Kosovë, si u sulmua me armë autobusi i nxënësve


Tre persona mbetën të vdekur mbrëmjen e djeshme në Kosovë dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e një sulmi me breshëri arme zjarri. Në orën 19:00 të së premtes, një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan është sulmuar nga një person i maskuar, i cili ka hapur zjarr me kallashnikov dhe pa paralajmërim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Për pasojë, i vdekur në vend ka mbetur shoferi i autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, shkruan newsbomb.al. Një nxënës i katërt ndodhet në spital i plagosur dhe po merr mjekim.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën ekipet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autori/ve. Drejtori i Përgjithshëm Samedin Mehmetaj ka thënë se aktualisht janë dy ose tri pista në të cilat po punohet për identifikimin autorit të krimit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare”, është shprehur Mehmetaj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sipas drejtorit, Policia është duke punuar në dy ose tri drejtime dhe i kanë dyshimet e para, por që është herët të flitet nëse kanë ose jo person/a të dyshimtë.Për rastin ka folur edhe një dëshmitar që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi. Ai ka pohuar se ka parë një person me kallashnikov dhe të maskuar, i cili ka hapur zjarr pa paralajmërim.

Lidhur me tragjedinë kanë reaguar eksponentë nga skena politike duke përfshirë edhe presidenten e shtetit Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe ky rast duhet të zbardhet sa më parë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ishte për vizitë në Shqipëri, tha se menjëherë pasi u informua për tragjedinë në Deçan është nisur për në Kosovë. “Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më pare”, shkroi Sveçla.

Kjo ngjarje e rëndë ka sjell dhe reagimet e politikës në Tiranën zyrtare. Kryeministri Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë reaguar menjëherë pas lajmit. Po ashtu kanë reaguar dhe deputetë e zyrtarë të tjerë nga të gjitha kahet politike, duke u solidarizuar me familjet e viktimave në Deçan.

“Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur”, shkroi presidenti Meta ndër të tjera, pas sulmit me armë në drejtim të autobusit me nxënës.

Related Articles

Back to top button