FUTBOLLLIFESTYLE & SHOWBIZPOP NEWS
“Pise femër, të kap për flokësh”, sherri i fortë në BBV, Granit Xhaka i del në mbrojtje Big Mamës: Respekte
Spektakli i mbrëmjes së djeshme të Big Brother Vip është shoqëruar me debate të shumta mes këngëtares Big Mama dhe ish-konkurrentes së Përputhen Antonela Berisha.
Pas diskutimeve, Big Mama vendosi të lërë shtëpinë e Big Brother duke sjellë reagime të forta në rrjet, pas akuzave që Antonela lëshoi ndaj këngëtares, të cilën e akuzoi se e kishte sharë nga nëna në gjuhën serbe.
Këngëtarja shpërtheu në akuza dhe ofendime ndaj konkurrentes tjetër dhe vendosi në këtë pikë që të lërë garën. Pavarësisht zëra pro dhe kundër Big Mamës, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka i ka dalë në krah këngëtares.
Xhaka ka postuar në rrjetin e tij social Instagram, një story ku shpreh mbështetjen ndaj këngëtares: Respekte Big Mama.