LIFESTYLE & SHOWBIZ
U rrëzua keq, Einxhel Shkira dërgohet me urgjencë drejt spitalit, lë shtëpinë e Big Brother Vip
Einxhel Shkira është dërguar drejt spitalit për mjekim më të specializuar, pas një rrëzimi që pati gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e Big Brother.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë produksioni në faqen zyrtare në Instagram.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.
Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.
Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.
Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, njofton produksioni.