Vret veten 16-vjeçarja e famshme që e bënë MEME
Ylli i “Toddlers and Tiaras” Kailia Posey është vetëvrarë tragjikisht ditën e sotme. Ajo i dha fund jetës në moshën 16-vjeçare, shprehet familja e saj në një deklaratë tronditëse.
Familja e Posey thotë për TMZ: “Edhe pse ajo ishte një adoleshente e realizuar me një të ardhme të ndritur përpara saj, për fat të keq në një moment të vrullshëm, ajo mori vendimin e nxituar për t’i dhënë fund jetës së saj”.
Familja e të ndjerës është e shkatërruar, duke renditur gjithçka që Kailia kishte përpara saj dhe arritjet gjatë 16 viteve.
“Ajo fitoi kurora dhe trofe të panumërta pasi konkurroi në gara bukurie gjatë gjithë jetës së saj. Talenti i saj i kishte sjellë oferta pune për turne profesionale dhe ajo ishte përzgjedhur së fundmi për të qenë nxitëse e tifozëve në shkollën e saj të mesme vjeshtën e ardhshme.”
Ajo kishte një dashuri të pashtershme për aviacionin dhe kishte plane të vazhdonte të punonte në industrinë e argëtimit, ndërkohë që ndiqte qëllimin e saj për një patentë për pilote avioni.