POLITIKË

Avokati i Popullit dhe ndryshime ligjesh për Reformën në Drejtësi, Balla: Duhet të ulemi me opozitën për të diskutuar


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për media në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Balla i bëri thirrje opozitës që ulen në tryezë dhe të miratojnë disa ligje që lidhen me reformën në drejtësi, por edhe për të diskutuar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai tha se personi që do zgjidhet për Avokatin e Popullit duhet të jetë jo aktiv në jetën politike.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Shpresojmë të ulemi me opozitën të kemi mundësi që të flasim në mënyrë që këto ndryshime që vijnë si sugjerime na institucionet ndërkombëtare, të ecin përpara.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

PD është opozita në Kuvend që është shumica e opozitës. Në këtë kontekst, duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë që të punojmë së bashku. Në këtë këndvështrim, mezi pres që të ulemi dhe të diskutojmë që të votojmë për sa kohë shumica e ligjeve në këtë paketë kërkojnë shumicë prej 3/5 të votave.

Ne na duhet një avokat populli siç e përcakton Kushtetua, që të jetë i pandashëm politikisht. Nuk mund të votonim avokatin e PD-së si Avokatin e Popullit. Natyrshëm kush do zgjidhet Avokati i Popullit duhet të ketë mbështetjen dhe të PS-së. E rëndësishme është që Avokati i Popullit të mos jetë i angazhuar politikisht, të mos jetë aktiv në jetën politike, të vijë nga jurisprudenca”, tha Balla.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button