KRONIKË

Aksident ne aksin Fier-Patos, autobusi i linjës perplaset me nje makine, plagoset 20 vjecarja

Foto nga aksidenti

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “”

Në datë 22.05.2023, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Skoda”, shtetasja I. L., 20 vjeçe, banuese në Librazhd, e cila pas kontrollit mjekësor, u largua për në banesë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button