KRONIKË

‘Donte që ta merrnin vesh të gjithë që e vrau ai’, gazetari për krimin në Kavajë: Duhet parë nëse Rexhës ia ka kërkuar familja hakmarrjen


Gazetari Sokol Bregu, ka sjellë detaje të reja nga vrasja e Arjan Gosës, i cilu u ekzekutua në sy ë babait të tij ndërsa ishin duke pirë kafe.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

I ftuar në “Top Story”, Bregu tha se Habip Rexha, ka dashur që ta dinin të gjithë se ai ishte autori, ndërsa shtoi se mbetet për tu zbuluar nëse kjo ishte kërkesë e familjes apo jo.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Vrasja edhe pse nuk ishte e mbuluar, pra personi donte që gjithë ta dinin që ishte ai autori i vrasjes. As nuk u mbulua, erdhi për ta kryer. U afrua shumë, u përpoq që mos bënte dëme të tjera në aktin e tij kriminal.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ishte thjeshtë një thirrje gjaku për të, i detyruar nga familja apo jo kjo i përket një tjetër çështjeje. Viktima ishte me precedent penal dhe në raste të tilla policia nuk merr masa parandaluese. Mbi 90% të rasteve kur persona të tillë me precedent penal ndihen të rrezikuar në jetën e tyre policia nuk është se lëviz apo bën diçka për ta parandaluar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

A duhet të jetë ndryshe? Absolutisht, policia nuk zgjedh persona, ajo i shërben komunitetit, sepse komuniteti është trembur ose shokuar nga një vrasje që ndodh në një pjesë të qytetit, në një vend publik”, shpjegoi Bregu.

Sipas tij kjo ngjarje mund të parandalohej por policia nuk i ka këto kushte.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Rexha shkoi i pamaskuar për të vrarë Gosën dhe u largua aty menjëherë pasi qëlloi me plumb në kokë 48-vjeçarin. Autori e qëlloi viktimën me dorën e majtë, duke qenë se të djathtën e ka pasur të prerë. Një tjetër detaj ky që bëri policinë që ta zbardhte në kohë të shpejtë ngjarjen.


Related Articles

Back to top button