LAJM I FUNDIT/ Ekzekutoi me një plumb në kokë Arian Gosën, dorëzohet Habib Rexha
Habib Rexha është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme. 31-vjeçari ekzekutoi më datën 21 maj Arian Gosën, vëllanë e Armand Gosës.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi në datën 29 mars, Armand Gosa dhe vëllai i Habib Rexhës, Sali Rexha vranë njëri-tjetrin.
Rexha ishte me fëmijën e tij të mitur kur është sulmuar nga Gosa, i cili dyshohet se ishte i dehur. E gjithë ngjarja është parë nga fëmija e Sali Rexhës.
Ata u takuan në një lokal ku fillimisht kanë debatuar me fjalë dhe më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Janë sqaruar, por me tone të larta janë larguar.
Në momentin ku Rexha ka qenë duke hyrë në automjet, Gosa e ka qëlluar me thikë ndërkohë që Rexha i është kundërpërgjigjur 3 herë me armë zjarri. Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar.
Ndërsa në datën 21 maj, Arian Gosa 48 vjeç, ishte me të atin duke konsumuar kafe në lokalin që ndodhet në lagjen nr 1, në hyrje të Kavajës.
Në këtë moment një Habib Rexha, me kapele dhe i veshur sportiv është afruar në tavolinë dhe e ka qëlluar me një plumb pistolete në koke e më pas është larguar në këmbë duke humbur gjurmët.