“Evropianët po bëjnë një punë të pisët”, ish-ambasadori Grenell: Hashim Thaçi duhet të lirohet, çështja ndaj tij ishte politike
Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është shprehur nga Tirana se Haxhim Thaçi duhet të lirohet nga paraburgimi dhe akuzat e Hagës. Sipas tij, ish-presidenti i Kosovës akuzohet padrejtësisht dhe çështja ndaj tij është politike.
“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze.
Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, është shprehur Richard Grenell.
Në emisionin Top Story, ish-ambasadori është pyetur dhe për qëndrimet e tij të njohura kundër Albin Kurtit, për të cilat ka thënë se kryeministri i Kosovës kurrë nuk i ka pranuar idetë e amerikanëve.
“Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtin. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”, vijoi Grenell.