“Urime për fitoren, z.President”, Kryeministri Rama uron Erdoganin për triumfin e arritur
Erdogan u rizgjodh si president i Turqisë, post të cilin e mbart që nga viti 2014, ndërsa më herët ka qenë kryeministër i vendit.
Urimin për fitoren, e ka bërë dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, në një postim në Facebook. Në një foto të Erdoganit të postuar vetëm pak minuta pas shpalljes së fitores në Turqi, Rama ka zgjedhur të shkruajë thjeshtë “urime për fitoren z.President”.
Presidenti Erdogan pas fitores falenderoi votuesit: Na dhanë përgjegjësinë për të sunduar për pesë vitet e ardhshme. Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr.E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu.
Presidenti turk më tej ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”.