KOSOVALAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ Hashim Thaçi lë burgun dhe niset për në Kosovë.
Ish-presidenti Hashim Thaçi që nga ora 12:30 ndodhet në Kosovë. Atij i është lejuar që të shkojë në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.
Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.