KRONIKË

Sherri për rakinë në Lushnjë përfundoi në vrasje, autori dënohet me burgim të përjetshëm (EMRAT)


Viktima Rako Qorri, arma me te cilen ndodhi ngjarja dhe djali qe u plagos

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur dënimin me burg për jetë për Sofokli Shani, i cili akuzohet për vrasjen e Rako Qorrit dhe plagosjen e djalit të tij, Kejdi Qorri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Bëhet me dije se Shani është dënuar përfundimisht me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kujttojmë që ngjarja ka ndodhur në qershor të 2021 në Lushnjë. Sherri ndodhi në lokalin e 62-vjeçarit Rako Qorri për raki. Ka qenë Shani, i cili ka qëlluar me karrige në kokë 62-vjeçarin. Më pas djemtë e 62-vjeçarit kanë dhunuar Sofokli Shanin, i cili më pas është larguar ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe ka kryer vrasjen.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vendimi i Gjykatës së Lushnjës:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Më datë 02.06.2021 rreth orës 20:30, salla operative e Komisariatit të Policisë Lushnjë është njoftuar së në fshatin “Fier i Ri, Njësia Administrative Krutje, ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e një konflikti momental me pronarin e lokalit, shtetasi me iniciale Sofokli Shani ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i vrarë në vend shtetasi me iniciale R.Q (pronari i lokalit) si dhe ka mbetur i plagosur djali i tij shtetasi me iniciale K.Q.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale Sofokli Shani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana të tjera cilësuese” si dhe “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/1/3 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin nr. 399 (2380), datë 16.12.2022 ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  2. Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodi Penal dhe dënimin me 6 (gjashtë) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodi Penal dhe dënimin me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Sofokli Shani dënohet me burgim të përjetshëm.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale Sofokli Shani, i cili kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit në raport me kualifikimin e veprës penale, duke kryer cilësimin juridik në atë të parashikuar në nenet 76, 278 dhe 91 të K.Penal.

– Revokimin e vendimit për mospranimin e gjykimit të shkurtuar duke aplikuar nenin 403 të K.Pr.Penale, duke zbritur një të tretën e masës së dënimit, në bazë të dënimit që do të caktohet nga gjykata.

Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Valbon Çekrezi dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit penal nr. 399/2380, datë 16.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për sa i përket:

– Deklarimit fajtor të të pandehurit Sofokli Shani për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni

79/dh i Kodit Penal.

– Deklarimit fajtor të të pandehurit S.Sh dhe masës së dënimit të dhënë për veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 te Kodit Penal;

– Deklarimit fajtor të të pandehurit Sofokli Shani për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal;

-Disponimit mbi provat materiale, vuajtjes së dënimit dhe disponimet për shpenzimet procedurale.

-Ndryshimin e vendimit penal nr. 399/2380, date 16.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë në pjesën tjetër si me poshtë:

-Dënimin e të pandehurit S.Sh në bazë të nenit 79/dh te Kodit Penal me 30 (tridhjete) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit Sofokli Shani me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.

Related Articles

Back to top button