KOSOVARAJONI

E FUNDIT/ Sulmohen sërish ushtarët e KFOR, protestuesit serbë hedhin molotov dhe shashka


Janë sulmuar sërish ushtarët e KFOR në Veri të Kosovës. Para pak minutash, protestuesit serbë kanë qëlluar njësitë e KFOR në komunën e Zveçanit me molotov, kapsolle dhe shashka.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ushtarët kanë urdhëruar mediat që të largohen menjëherë nga zona në momentin kur nisën përleshjet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Para pak minutave qytetarët serbë kanë sulmuar edhe një herë ushtarët e KFOR-it. Drejt tyre u hodhën molotov dhe fishekzjarrë e shok bomba. Gjatë tërë ditës në Zveçan ka pasur kërcënime ndërsa në orën 4 protestuesit janë larguar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në momentin kur filloi përleshja, ishin ushtarët e KFOR-it që urdhëruan mediat që të largohen nga zona”, tha gazetari i T7, Unitet Berisha.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ditën e djeshme janë plagosur 25 ushtarë të forcave të KFOR, të cilët ishin objekt i sulmeve të paprovokuarara. Ata u transportuan në spital pasi kishin plagë të rënda si djegie të lëndëve shpërthyese dhe kocka të thyera nga sulmet me shkopa bejsbolli nga protestuesit serbë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button