Benet Beci dhe bashkëshortja dalin me biçikletë në rrugët e Shkodrës, qytetarët i përshëndesin (VIDEO)
Benet Beci, kandidati fitues për Bashkinë e Shkodrës dhe bashkëshortja e tij, Fitore Beci janë parë në rrugët e qytetit duke lëvizur me biçikleta. Menjëherë pas zgjedhjeve, duket se familja Beci është rikthyer në vendlindje dhe po ambientohet me traditat e qytetit të biçikletave.
Qytetarët shkodranë e kanë përshëndetur këtë veprim të kryebashkiakut të ri dhe bashkëshortes së tij, të cilët i janë bashkuar menjëherë traditës me dyrrotakët e tyre.
“Siç thotë shprehja: When in Rome, do as the Romans do (d.m.th kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët). Popullit nuk i ka shpëtuar kjo shëtitje me biçikletë dhe u kënaqa kur ma sollën.
Por ajo që dua të nënvizoj në fakt në këtë status është dashuria dhe respekti me të cilin na përshëndesin njerëzit. Një atmosferë super pozitive dhe mikpritëse që Tiranës i mungon. Ndihem vërtet e privilegjuar”,shkruan Fitore Beci dhe ndan videon e dërguar nga shkodranët.