Dita nis me diell, pasditja sjell shi, parashikimi i motit për ditën e sotme
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta kalimtare.
Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.
Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen
në zonat malore 11 deri 24°C
në zonat e ulëta 14 deri 27°C
në zonat bregdetare 16 deri 27 °C