EKONOMI

Rriten eksportet/ Thatësira në Spanjë dhe Holandë drejton kërkesën nga Shqipëria


Spanja dhe Holanda edhe këtë vit nuk do të keni në sezon të mirë bujqësor, stresi klimaterik ka bërë që këto dy shtete të prodhojnë më pak fruta dhe perime.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Para kësaj krize të re bujqësore shumë shtete të Europës si treg të alternative kanë parë Shqipërinë. Është kjo arsye që në 4 mujorin e parë të 2023 Shqipëria ka eksportuar 5,3% më tepër në sasi dhe 12,1% në vlerë krahasuar me vitin e kaluar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Tregu Gjerman, Francez, Italian dhe Spanjoll pasi po çuan prej thatësirës dhe në krahun tjetër në disa vende në veri siç është Holanda çmimi i energjisë për të prodhuar ushqimin është shumë i lartë dhe i bën produktet e tyre jokonkurruese për vendet e tjera të Europës. Ç’ka ne na sjell një avantazh të madh në ketë moment sepse tregtarët e këtyre vendeve po i drejtoren Shqipërisë”, tha Enio Civici, Zv/ministër bujqësie.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Zëvëndës ministri i Bujqësisë, Enio Civici thotë se bujku shqiptarë duhet të përfitojë nga situata jo e mirë në Spanja, është momenti që t’i tregojmë tregjeve të mëdha të BE që edhe fermerët tanë dinë të prodhojnë me cilësi dhe shije të lartë, që arrihet pa përdorimin e tepërt të pesticideve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Por kjo bashkë me përfitimin na sjell dhe përgjegjësinë ç’ka produkti jonë duhet të shkojë gjithmonë e më lart në terma standardesh e duhet të rrisë gjithmonë e më shumë sasinë, sepse kemi të bëjmë me tregje të mëdha. Por duhet të punojmë shumë edhe me certifikimin e fermerëve fanë në mënyrë që kjo marrëdhënie të mos jetë vetëm sporadike dhe funksionale sepse ato vende kanë probleme në këtë moment, por ta frytëzojmë që të kemi eksportues të tregjeve evropiane“, shtoi më tej ai.

2022 u cilësua si viti i eksporteve në bujqësinë tonë, duke kapur vlerën e 500 milion dollarëve,  por kjo shifër pritet të tejkalohet nëse fermerët tanë shtojnë sipërfaqen e të mbjellave me prodhime që përmbushin standardet e sigurisë ushqimore që kërkon BE.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Top Channel

Related Articles

Back to top button