BOTA

Doktori qëllohet me shpulla nga një burrë, e akuzon për sulme seksuale ndaj gruas së tij

Një burrë ka goditur një mjek pasi e akuzoi atë për sulm seksual ndaj gruas së tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë takimit vjetor të Kolegji Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) në Baltimore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Doktori i cili ishte duke folur për audiencën, u ndërpre nga burri i cili i shkoi afër e shau dhe e goditi disa herë me shuplakë në fytyrë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Mjeku punon në Qendrën e Kancerit të Universitetit Stony Brook në Long Island, Nju Jork. Atij nuk i është bërë emri publik, pasi nuk është akuzuar për një krim.

Reklama në FieriWeb

“Ky sulmoi seksualisht gruan time shtatë vjet më parë’, deklaroi ai përpara se të godiste mjekun. “Ju e dini çfarë keni bërë, keni prekur gruan time 7 vite më parë në New York. Kjo është për të gjithë burrat që sulmojnë seksualisht gratë”, u shpreh ai.

‘Shtatë vjet e kam pritur këtë. Shtatë vjet! Gruaja ime po vuan, sepse ti je një grabitqare”, thotë ai. Menjëherë në vendngjarje u thirr policia dhe një hetim ka nisur.

Kolegji Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) lëshoi një deklaratë duke kërkuar falje për incidentin.

“Protokollet e sigurisë u ndoqën dhe situata u trajtua me shpejtësi sigurimi dhe Departamenti i Policisë së Baltimores. Kërkojmë falje për ata që mund të jenë prekur nga incidenti. ACOG nuk e pranon dhunën në asnjë formë”, tha ACOG në një deklaratë.

Sipas policisë së Baltimores, mjeku që u sulmua nuk ka ngritur asnjë akuzë kundër burrit, duke preferuar që burri të përcillet jashtë ambienteve.

Related Articles

Back to top button