POLITIKË

Përfundon rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës, ngushtohet diferenca mes Hoxhës e Memollës

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka zhvilluar sot seancën ku ka njoftuar se ka mbaruar rinumërimi i votave për bashkinë e Rrogozhinës.

Rinumërimi erdhi pas kërkesës së kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim hoxha.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Bëhet me dije se në 55 qendrat e votimit, janë gjetur gjithsej 10.237 vota të vlefshme dhe 273 të pavlefshme.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

KAS njofton se fitues është shpallur kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla me 5.129, kundrejt 5.108 votave të marra nga kandidati Shkëlqim Hoxha.

Diferenca mes dy kandidatëve është ngushtuar, pasi është bërë 21, nga 30 vota që ishte para rinumërimit.

Kujtojmë se në rezultatin e parë sipas KQZ-së Memolla kishte marrë 5133 vota ndërsa Hoxha 5103.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button