SPAK lëshoi urdhër-arrestet për ish zyrtarët e Bashkisë Durrës, zbadhen emrat e të arrestuarve (Detajet e hetimit)
Vangjush Dako është vetëdorëzuar pasditen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas urdhër-arrestit ndaj tij të lëshuar prej SPAK-ut.
Së bashku për Dakon, janë lëshuar urdhër-arreste dhe për 9 ish-zyrtarë të tjerë.
Akuzat që rëndojnë ndaj ish-kryebashkiakut nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhen me përfshirjen në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Emrat e ish-zyrtarëve të tjerë janë: Adhurim Qehajaj ish-drejtori i Zyrës së Urbanistikës, bashkë me, Adlei Likmeta, Adnand Toçilën. 3 ish-zyrtaret për të cilat është kërkuar masa e arrestit në shtëpi janë: Roza Kovaçi, Edlira Kertusha dhe Lira Kertusha.
Vangjush Dako akuzohet për një tender konsulence 22 milionë lekë të bashkisë në 2014-2015, vlera e të cilit është rritur me 10-fish.
Në momentin e bërjes së ditur të urdhër-arrestit, Vangjush Dako mësohet se ka qenë në Tiranë, ndërkohë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u vendos dhe tendë për të bërë mbulimin e pamjeve të momentit kur ish-kryebashkiaku është vetëdorëzuar.