POLITIKË

Takimi ‘i fshehtë’ me Bashën, Korreshi: Folëm për kërcënimet dhe ofendimet e mbështetësve të tij


Deputeti demokrat Saimir Korreshi në dalje të Kuvendit ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me ish-kryetarin Lulzim Basha, ku për mediat tha se ky i fundit është distancuar nga ofendimet që i janë bërë demokratëve në mbrëmjen e së martës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Korreshi u shpreh se ai vetë personalisht i ka kërkuar Bashës që të sqarojë pozicionin e tij në këtë përplasje, dhe lidhur me lidershipin e ri në PD ai tha se ky i fundit nuk duhet të vijë me zor apo imponim në krye të partisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Nuk është serioze, zotit Bardhit ia kam thënë gjithmonë. Në kryesi kam thënë se nëse doni të bëni një parti që t’i shërbejë vetëm atij që do emërohet kryetar dhe disa mbështetësve të tij, unë nuk jam. Unë jam për një parti si ajo e 2021 është e kotë nëse nuk arrijmë të realizojmë diçka të tillë. Kishte dy momente, për të cilët deputetë u ndjenë se kjo ishte e zoti Bashës. U duk sikur u zunë pritë në momentin kur nisi mbledhja e kryesisë, dihet që shumica ishin mbështetës të Bashës. Momenti i dytë ishte se dhe mbështetësit që ishin jashtë, ishin të Bashës. Në matematikë bëjnë 2, dikush mund ta ketë politikë matematikën, me mua jo. I kam kërkuar Bashës që ta sqarojë pozicionin e tij, tha se distancohet dhe se nuk ka lidhje me të. Nuk jam në për një proces që sjell Bashën në krye të PD, me zor dhe imponim, asnjë prej të treve mos të rikthehen pasi kanë përdorur gjuhë të rëndë. Si Basha-Berisha, apo Alibeaj. Një pjesë e demokratëve nuk do e gjejë veten në politikën e tyre, jo gjithmonë duhet të jesh lideri, janë të rëndësishëm por jo si drejtues”, tha Korershi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”


Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button