KOSOVAPOLITIKË

Drafti për Asociacionin/ Analistë dhe gazetarë: Kosova s’mund të thotë “Shqipëria të mos ndërhyjë”


SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se një ditë më parë u ka përcjellë një draft të asociacionit kancelarit të Gjermanisë dhe presidentit të Francëss dhe po ashtu ka vënë në dijeni  presidentin e Këshillit Evropian dhe përfaqësues të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai tha se ky draft është punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë evropianë dhe amerikanë pritej kohësh. Kjo temë ka qenë ditën e sotme kryefjalë e zhvillimeve politike në botën shqipfolëse, ku nuk kanë munguar vlerësimet, komentet dhe kritikat  në adresë të kryeministrit shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Analisti Mentor Nazarko, komentoi përfoljen publike se Albin Kurti rrezikon të ndëshkohet nga SHBA nëse nuk dëgjon thirrjen e tyre për shtensionimin e situatës në veri dhe me avancimin e çështjeve të tjera Kosovë-Serbi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Me urdhrin ekzekutiv të Joe Biden, në kategorinë e veprimeve të dënueshme është përfshirë edhe sabotimi apo mosbashkëpunim për paqe në hapësirë e ish-Jugosllavisë. Unë nuk dua t’i marrë seriozisht reagimet kolektive nga një pjesë jo shumë e vogël që është në Kosovë. Unë mendoj se kjo dalje e Ramës është e konsultuar. Kjo është një lëvizje e sintonizuar, por nëse nuk do ishte, do dukej si mani protagoniste. I flet në shqip opinionit, se situata është dramatike. Shqipëria ka ndikimin e vet në Kosovë”, tha Nazarko.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Analisti Nexhmedin Spahiu, shkoi më tej teksa tha se nuk e përjashton tezën se SHBA duan zhvillimin e një lufte tjetër në Kosovë. Ai shtoi se drafti i Ramës nuk është një ndihmë për Kosovën, por një trysni e shtuar.

“Kosova është në një situatë hip se të vrava, zbrit se të mbyta. Kuptohet se ka një trysni ndaj Kosovës. Rezoluta Shihet si një trysni ndaj Kosovës. Unë thashë nuk duhet përjashtuar si tezë, nuk thahsë që Amerika do lufte në Kosovë. Nuk ka arsye të bëjë luftë, nëse Serbia dorëzohet pa luftë”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Me këtë linjë debati, replikoi analisti Mentor Nazakro, i cili e cilësoi paradoksale tezën e Spahiut se “SHBA do luftë në Kosovë”.

“Është paradoksale ajo që thotë Nexhmedini që Amerika do luftë në Kosovë”, theksoi ai.

Gazetarja e Abc News, Linda Karadaku, e pranishme në panelin e “Lufta dhe Paqja” u shpreh se tezat të tilla janë të rrezikshme dhe helmojnë opinionin publik në Kosovës. Në lidhje me draftin për asocacionin, që vetë Rama tha se ia ka dorëzuar Marconit dhe Scholz, gazetarja tha se Shqipëria e ka të detyrim kushtetues të mbrojë interesin e qytetarëve të saj brenda dhe jashtë kufirit shtetëror.

Në këtë kuadër gazetarja shtoi se Kosova nuk  mund t’i thotë Shqipërisë “të mos ndërhyjë në këto çështje”.

“Të hedhësh teza të tilla është e rrezikshme. Nuk është kundër-produktive, por është te helmosh opinionin në Kosovë me një diçka si kjo. Për atë që ka nxjerrë kryeministri sot, teza që fshihet është se pse Shqipëria po ndërhynë. Nuk mund t’i thuash Shqipërisë: tani mos ndërhyjë. Nuk shoh asnjë të keqe , që kryeministri të ndërhyjë, për të qetësuar situatën.  E ka detyrë kushtetuese, që duhet të mbrojë interesat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit”, theksoi gazetarja Linda Karadaku./n.m.abcnews.al


Related Articles

Back to top button