KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Ishte futur në një qese, gjendet e hedhur pranë varrezave kafka e një gruaje


Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot e hedhur pranë një prej varrezave në Berat.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka i përkiste një gruaje, por ende nuk dihen më shumë detaje.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda, pranë varrezave.

Njoftim i Policisë Berat:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Berat

Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.

Related Articles

Back to top button