KOSOVARAJONI

Numri dy i AAK-së: Propozimet e Ramës s’janë ndërhyrje, por shqetësime të shtetit amë


KOSOVË- Zëvendëskryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri komentoi draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për krijimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë intervistës në ABC News, Tahiri theksoi se raporti mes dy qeverive është në pikën me të dobët dhe kjo është shqetësuese. Ai theksoi se propozimet e kryeministrit Edi Rama nuk duhen paragjykuar, pasi vijnë si shqetësime prej shtetit amë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“AAK në radhë të parë komunikim kaq të ulët, në kuptimin, jo i mirë dhe jo i duhuri mes dy qeverive, të bëhet përmes mediave, është e pazakontë, mendoj se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, mes dy qeverive nuk kanë qenë asnjëherë në pikën më të ulët. Kjo është një çështje që duhet të na pengojë të gjithëve, sepse sa më të bashkuar të jemi ne jemi me të fortë. Ne si aleancë, mendojmë se diçka që vjen nga kryeministri Rama, që vjen nga shteti amë, nuk duhet paragjykuar. Nuk duhet të merret në parim si diçka e keqe, për shkak se vjen prej shteti amë. Vjen prej dikujt që e ka një shqetësim, shihet se edhe kryeministri Rama e ka një shqetësim për gjendje në Kosovë sikurse e kemi edhe ne”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së tha se propozimi i Ramës nuk mund të konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Propozimi i Ramës nuk duhet paragjykuar. Ne nuk e dimë përmbajtjen për shkak se dokumenti është konfidencial, mirëpo këtë qasje nuk e shoh si ndërhyrje, por e shoh si një shqetësim si vëllait për vëllain në një rrethanë jo të lehtë. Qëndrimi i Ramës, edhe pse nuk e dimë përmbajtjen, nuk duhet paragjykuar apriori”, tha ai.

Tahiri u shpreh kritik për qeverinë Kurtin, ndërsa tha se ka biseduar me pjesën tjetër të opozitës për firmosjen e mocionit të mosbesimit.  Sipas tij, mocioni i mosbesimit do t’i bënte nder edhe Kurtit pasi sot Kosova është në një situatë dhe gjendje shumë të vështirë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Na ka futur në rrugë qorre, edhe me aleatët tonë me SHBA. Sa më shpejt reflekton Kurti, reflektimi i tij sot është shumë më mirë për Kosovë dhe kemi kërkuar një mocion mosbesimi, i cili do ta çlironte Kosovën nga një situatë tepër të rëndë dhe do t’i jepte një drejtim tjetër, Kosova me të vërtetë është në një gjendje serioze. Veprimet e Kurti janë shumë të pamatura dhe aspak serioze. Kjo qasje nuk i bën nder as Kurtit, as shqiptarit dhe as vizionit që kemi ne për Kosovën”, tha ai./abcnews

Related Articles

Back to top button