BOTA

Sherri për një copë tokë mes fqinjëve, qëllohet për vdekje 11-vjeçarja


Një vajzë 11-vjeçare nga një familje britanike është qëlluar për vdekje teksa po luante në kopshtin e saj në Francë, pas një mosmarrëveshjeje të raportuar mes fqinjëve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Familja po shijonte një barbeque të shtunën në mbrëmje kur të shtënat ndodhën në fshatin Saint-Herbot, në veri të Quimper në Brittany.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Prindërit e vajzës janë lënduar gjithashtu, ndërsa babai ka marrë plagë më të rënda, raportojnë mediat lokale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Mbretëria e Bashkuar tha se po ofronte ndihmë familjen në fjalë, pas kësaj tragjedie të ndodhur.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vajza dhe motra e saj tetë vjeçare po luanin në kopsht ndërsa prindërit e tyre kujdeseshin për skarën, kur një fqinj filloi t’i qëllonte me një armë gjahu nga një gardh.

Vajza më e vogël vrapoi në shtëpinë e një fqinji tjetër për të ngritur alarmin dhe tani thuhet se është në shok nga skena që ka parë e përjetuar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

I dyshuari, i përshkruar si një shtetas holandez 71-vjeçar, thuhet se u mbyll në shtëpinë e tij pas incidentit, por përfundimisht u dorëzua në polici dhe u arrestua së bashku me gruan e tij.

Vendasit thanë se burri dhe familja britanike, kishin një mosmarrëveshje të hershme mes tyre për një ngastër toke ngjitur me dy pronat.

Mediat lokale raportuan se familja jetonte në fshat prej disa vitesh.

Prokurorja Carine Halley tha se rrethanat rreth incidentit nuk dihen ende.

Marguerite Bleuzen, kryetarja e komunës Plonévez-du-Faou, tha: “Ne e njihnim mirë familjen. Ka një festë fshati çdo vit dhe ata vinin gjithmonë.

Është e pakuptueshme të qëllosh një fëmijë. Askush nuk mund ta kuptojë se si mund të ketë ndodhur kjo.”

Një zëdhënëse e Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar tha: “Ne po ofrojmë ndihmë konsullore për një familje britanike pas të shtënave në Francë dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.

Related Articles

Back to top button