Ne ditelindjen e 32 të PS, Balla nga Fieri, vlereson rolin e kesaj partie ne vite ne zhvillimin e vendit
Ne 32- vjetorin e Partise Socialiste te Shqiperise ,nga Fieri , kreu i grupit parlamentar te partise socialiste Taulant Balla, eshte shprehur se gjate ketyre viteve PS eshte rritur dhe kete e deshmojne dhe rezultatet e arritura ne te gjitha proceset zgjedhore . Partia Socialiste ka treguar gjithashtu njw rol udheheqes edhe pwr clirimin e Kosoves gjithmone ne Aleance me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet e Natos ka thene Balla , duke e cilesuar jo vetem forcen me te madhe politike ne vend , por ne mbare shqiptarine.
Ne kete prononcim per mediat Balla ka komentuar edhe draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama per Asosacionin , duke e cilesuar nje propozim me shume vlere teksa eshte shprehur se nuk deshiron te hyje ne replike me askend qe e ka komentuar draftin pa e lexuar ate.
Nje humbje te madhe per shqiptaret Balla ka cilesuar largimin nga jeta te ish- kryeministrit italian Berluskoni, duke e vleresuar rolin e tij si nje mbeshtetes te rendesishem te forcimit te marredhenieve midis dy popujve tane.
Keto deklarata , Balla i beri pas konstituimit te Keshillit te ri bashkiak ne Fier dhe betimit te kryetarit ne nje mandat te trete ne krye te bashkise ,Armando Subashi