FIERI YNË TVPOLITIKË
Është bërë këtë të hënë konstituimi i Këshillit të ri bashkiak dhe betimi i kryetarit të Bashkisë Armando Subashi.
Pas zgjedhjes së komisionit të Verifikimit të Mandateve u bë edhe akti I betimit nga këshilltarët e pranishëm, ndessa më pas u zgjodh kryetari I këshillit dhe nënkrytarët. Në krye të këshillit bashkiak u vendos me shumicë votash avokatja Antoneta Çunaj
Më pas u bë edhe shpallja e Vlefshmërisë së Mandatit të Kryetarit të Bashkisë Fier, ndërsa Armando Subashi bëri edhe betimin përpara këshilltarëve dhe të pranishmëve në sallë
Këshilli bashkiak I Fierit ka 51 këshilltarë shumica e te cileve, 33,I përkasin partisë socialiste, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 mandate, Partia Socialdemokrate 5 mandate, Partia Demokratike 4 mandate, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nga një mandate