POLITIKË

S’do i shpëtojmë shuplakës së qytetarëve nëse nuk punojmë! Rama në 32-vjetorin e PS: Në 14 maj, na zgjodhën 95% e shqiptarëve


Kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalës së tij në ceremoninë e 32 vjetorit të PS-së në Pallatin e Kongreseve, tha se ditën e sotme socialistët e festojnë me fitoren e 54 bashkive në zgjedhjet vendore, fitore që ai e konsideroi si më ‘spektakolaren’ në 32 vite.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai tha se edhe në zgjedhjet më të fundit, shqiptarët në të gjithë vendin vendosën të ecin para duke i lënë Berishën dhe Metën prapa, duke i konsideruar sipas tij ‘hije të së shkuarës’.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“32 vjet më parë mori jetë PS, sot e kremtojmë këtë ditë të shënuar të familjes sonë politike me fitoren më spektakolare të këtyre 32 viteve ku shqiptarët nga dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për t’u kujdesur për më shumë se 95% të banorëve. Fjala ‘faleminderit’ nuk do jetë kurrë e mjaftueshme për besimin që vajzat dhe djemtë e këtij vendi na dhanë. Që nga Shkodra demokratike deri tek Vlora socialiste. Nuk është dot mjaft i gjithë turi i mirënjohjes në tërë Shqipërinë, ku tani ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja, bashkia ku na mjaftuan vetëm 4 vjet për të bërë atë që të tjerët nuk bëjnë dot në 32 vite. Tropojanët votuan për të mirën e tyre, për pastërtinë e qetësinë e zhvillimin në komunitetin e tyre. Votuan për një Tropojë të rilindur që do vazhdojë vetëm përpara përmes agroturizmit. Kështu votuan edhe shkodranët, dibranët e kuksjanët që vendosën të ecin para duke i lënë mbrapa hijet kërcënuese të së shkuarës”, tha Rama. 

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sakaq, kryesocialisti tha gjithashtu se kjo forcë politike ka nevojë për një projekt të ri politik e social. Kryeministri tha se duhet të projektojmë të ardhmen duke u nisur nga vetja, sepse përndryshe s’do t’i shpëtojnë dot shuplakës së qytetarëve nëse nuk punojnë. Për kryeministrin Rama prioritet i prioritetit duhet të jetë njerzillëku.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Pa e futur thellë gozhdë në kokë sot që na e kanë dhënë tërë këtë besim të vërtetën se shqiptarët nuk kanë sesi të jenë të kënaqur me ne, ne s’do u shpëtojmë shuplakës së tyre nesër kur të na kërkojnë që të na votojnë përsëri. Duhet të projektojeni me të ardhmen duke e nisur reflektimin dhe punë nga vetja siç kemi bërë pas çdo zgjedhje, kur të tjerët kanë humbur dhe kanë bërtitur fitore. Sot ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Na duhet të shkojmë përtej PS-së ku të krijojmë një hapësirë të re politike dhe sociale. Duhet të hapim rrugë të reja për të bashkua në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e interesuar të ecim para.  Prioriteti i prioritetit të qeverisjes vendore do të jetë njerzillëku. Qytetarët janë në pritje të diçkaje, të cilën fati dhe nderi ynë e kërkon prej nesh”, vazhdoi ai.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button