KOSOVA

Tensionet në veri/ Lajçak paralajmëron masa: Kurti nuk qetësoi situatën. Drafti i Ramës ndalon një asociacion monstër


I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak paralajmëroi masa në lidhje me situatën në veri të Kosovës, pasi sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar asnjë nga pikat e propozuara nga unioni, pas trazirave në komunat veriore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lajçak u shpreh se Kurti nuk e qetësoi situatën në veri dhe ka përsëritur refuzimin e tij, edhe gjatë një bisede telefonike ditën e djeshme me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE, Josep Borrell.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Lajçakut, edhe Vuçiç nuk i ka përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian, lidhur me këtë situatë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndër të tjera, Lajçak u ndal edhe te propozimi i kryeministrit Edi Rama për asociacionin e komunave serbe.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Deri tani ka 16 propozim drafte për Asosacionin e Komunave Serbe. Drafti i kryeministrit Rama është shumë i mirë. Ai jep garanci për drejtat e pakicës serbe në Veri, që në të ardhmen Asosacioni të mos dalë jashtë kontrollit dhe të ruhet integriteti territorial i Kosovës. Ky draft ndalon krijimin e një Asosacioni monstër”, theksoi ai.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përmban planin e tij pesëpikësh për uljen e tensioneve në veri.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Megjithatë, blloku evropian thotë se Kurti “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur”. Zëdhënësi i BE, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se në Bruksel se po vazhdojnë të shqyrtohen masat e mundshme ndaj Kosovës, nëse ndërkohë nuk merren hapat e duhur.

“Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtar nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi po vazhdon dhe kjo shkon kundër interesave të Kosovës dhe të gjithë njerëzve në Kosovë”, u shpreh ai.

Related Articles

Back to top button