KRONIKË
“Do përdorej për qëllime turistike”, gomonia në kamionin me jonxhë në Vlorë, ja çfarë deklaroi shoferi. Policia kontrolle dhe në…
VLORË
Një gomone e konsideruar e rrezikshme është gjetur sot në Vlorë në një kamion të mbushur me jonxhë. Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.
“Ai ka deklaruar se gomonia do përdorej për qëllime turistike. Gomonia ishte në pjesën e pasme të trajlerit, relativisht e madhe. Klasifikohet si një gomone e rrezikshme sa i përket dyshimeve për trafik droge apo klandestinësh. Policia është duke hetuar për përdorimin e saj”.
Gjithashtu ka pasur dhe kontrolle banesash të personave të cilët kishin në pronësi trajlerin.