Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me pikat e propozuara për zgjidhjen e situatës me tensionet me Serbinë.
Në përgjigjen që Borrel i ka dorëzuar Kurtit, thuhet se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe SHBA-ja janë të qarta.
Pika parë është që kryetarët e zgjedhur shqiptarë përkohësisht të punojnë në lokacione alternative.
Pika e dytë kërkon që Policia e Kosovës t’i ndalë aktivitetet operacionale për rreth atyre komunave, kërkohet që Njësia Speciale të tërhiqet. Por Borrell thotë se do të kërkojnë nga Beogradi të largojë elementet radikale.
Pika e tretë kërkohet që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.
Zyrtari i lartë i BE-së ka thënë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Borrell ka kërkuar që të ndërmerren veprime për të qetësuar situatën në Veriun e Kosovës.