Pamje të rralla! Lejleku “patriot” që nuk e braktis Fierin. (VIDEO)
Vite të mëparshme lejlekët kanë folenizuar dhe në Fier, siç është lagjja “Sheq i madh”.
“Fiks 8 vjet, vetëm njëherë i prishi era folenë, ka 2 vjet që një lejlek ka qëndruar këtu. Erdhën dy në fillim dhe nuk u larguan me dhe jetojnë këtu”.
Aktualisht në fole janë një çift lejlekësh dhe 5 të vegjel.
Gjatë kësaj periudhe lejlekët kanë nisur shtegtimin nga vendet e dimërimit në Afrikë drejt vendeve mesdhetare, mes tyre Shqipëria.
Katër vite më parë në qytetin e Fierit, AOS dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) Fier, ndërtuan të parën platformë artificiale për folezimin e lejlekut në një shtyllë të transmetimit të energjisë elektrike në lagjen “Sheq I Madh” në Fier.
Shtyllat elektrike shërbejnë prej vitesh si vende folezimi për lejlekët duke u kthyer si “shpëtimtarë” të tyre nga njëra anë por edhe rrezik real nga ana tjetër pasi në momente të caktuara, shpendët mund të hasin me rrymën elektrike.
Çfarë është lejleku (Ciconia cicionia)?
Lejleku (Ciconia ciconia) është një prej specieve më të rrezikuara në Shqipëri edhe pse dikur ka qënë i kudondodhur, me qindra fole në qytetet tona fushore. Ndërsa sot ky shpend numëron vetëm gjashtë fole në gjithë vendin.