FIER/ I riu që grushtoi 69-vjeçarin, shoqërohet në polici. Dyshohet për probleme të shëndetit mendor
riu që dhunoi një 69-vjeçar me inicialet O.T, është identifikuar dhe më shoqëruar nga policia.
29-vjeçari me inicialet E.H banues në Behaj të Mallakstrës dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i Policisë: Sqarim i DVP Fier
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dhunuar një të moshuar, sqarojmë se:
Ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.