POLITIKË

“BE me ritëm vetëvrasës”, Orban gjatë konferencës me Ramën: E turpshme sa avash po ecën procesi i integrimit të Shqipërisë


Kryeministri Edi Rama ka pritur sot homologun e tij hungarez Viktor Orban, për të cilin tha se është një nxitës i investimeve në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Rama në konferencën e përbashkët tha se Orban është një mik i palëkundur i vendit tonë. Ndërkohë ai tha se Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE teksa kërkoi më shumë investime hungareze në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sakaq, nga ana e tij, Orban është ndalur të flasë për bashkëpunimin mes dy vendeve, si edhe ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në BE.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Orbon theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po ecën me hapa të ngadaltë, dhe se duhet të merren masa për përshpejtimin e këtij procesi, si dhe ndjekjen e udhëzimeve të rekomanduara nga aleatët evropian.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


“Kapaciteti i Euroës është në rënie e sipër. Si mund ta konsiderojmë sot BE, është një problem apo mundësi. Shikoni Europën e sotme, vendet si Kroacia, apo edhe Shqipëria që nuk janë anëtarë, si do ishte pamja sot e BE, mendoj se do kishim rritje ekonomike, se ne vendet e Europës qendrore kemi sjellë ndryshim në Europë. Se ne mendojmë se kjo është ajo që do të sjellë Shqipëria.  Përgjigjia është e thjeshtë; rezervat e rritjes janë në Ballkan, nuk janë në gjendje të tjera të Europës. Ka rezerva, ekonomik dhe politik. Ne kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Mendoj se një tendencë arrrihet duke u bashkuar të gjithë së bashku.  Është e turpsjme sesa avash po ecën ky proces për në BE. Pashë që Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në negociata, pas 10 vjetësh, vetëm Gjermania do mbetet ( si forcë e madhe) se nëse zgjerimi do ecë me këtë ritëm kaq të ngadaltë është vetëvrasës. Do e mbështesim në të ardhmen integrimin, jo vetëm për arsyet e miqësisë por dhe për ato që përmenda pak më lart”, u shpreh Orban.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button