AKTUALITET
Qeveria shkarkon Safet Gjicin si kryebashkiak i Kukësit pas publikimit të videos seksuale në zyrë
Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori një vendim për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.
“Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë Kukës”, tha Ibrahimaj.
Ky vendimin vjen pas publikimit të një videos seksuale të kreut të Bashkisë së Kukësi në zyrë.
Pas publikimit të kësaj video, pati një reagim nga vetë Gjici i cili bëri me dije se jep dorëheqjen pas publikimit të pamjeve dhe se me vajzën në fjalë ishte në marrëdhënie intime prej kohësh.