AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

Fasoneria private në Fier i pushoi nga puna duke i mashtruar, 70 punonjëset protestojnë për rikthimin e tyre (VIDEO)


70 gra , punonjëse të një fasonerie në Fier, “ Ozgun Kan Albania” kanë protestuar mëngjesin e kësaj të premteje për largimin e tyre nga puna.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ato kanë pohuar se prej më shumë se dy muajsh nuk janë paguar, ndërkohë që i kanë larguar nga puna me premtimin se do të rikthehen, gjë që nuk ka ndodhur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Përballë kësaj situate dëshpëruese punonjëset njëherazi kanë apeluar për zgjidhje të shpejtë të kësaj situate.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme për të kontaktuar administratoret e fasonerisë , asnjë kontakt nuk kemi pasur me ta”, kanë thënë punonjëset ndërsa theksojnë se zgjidhje nuk kane gjetur as në zyrën e punës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Shqetësimin tonë na kanë thënë ta zgjidhim në gjykatë”, janë shprehur plot indinjatë punonjëset e pushuara nga puna.

Më tej ato janë shprehur se nuk kanë mundësi financiare pasi prej muajsh jetojnë të papaguara në kushte mbijetese.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ato kanë kërkuar nëpërmjet mediave ndihmën e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate.

Related Articles

Back to top button