Dikur punonte në një televizion lokal në Fier. Si arriti Alma Kaçi të fusi në kurth Safet Gjicin.
Alma Kaçi lindi në Berat dhe u rrit në Fier ku për disa kohe punoi si gazetare dhe folëse lajmesh në një televizon lokal po në Fier, ku më pas u martua në Durrës
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se videoja është filmuar nga vetë vajza, e cila kishte vendosur në çantën e saj, që ndodhej përballë tavolinës ku u krye akti, me ish-kryebashkiakun e Kuksit, Safet Gjicin.
Po ashtu, një informacion ende i pakonfirmuar zyrtarisht që po qarkullon është se Alma Kaçi është agjente e mirëtrajnuar për të kapur zyrtarët e lartë në momente intime.
Dyshohet se vajza nga Berati e rritur ne Fier, jeton në Durrës, ku mbrohet edhe nga një grup kriminal, i cili më pas i përdor videot që bën Alma me zyrtarët për presion e për të vendosur gjoba.
Burimet jo zyrtare thonë se vajza ka edhe video të tjera, ende të papublikuara me persona të njohur në Shqipëri. Alma Kaçi ka qenë e lidhur me zv.drejtorin e SHISH, Vladimir Elezi.
Ndërkohë Alma Kaçi ishte vajza që u përdor për të filmuar ish-drejtorin e Hekurudhës Genci Alizotin, në një komunikim erotik me telefon.
Genc Alizoti ish drejtori i hekurudhave u nda nga jeta në mënyrë të papritur në 2016. Një njeri pozitiv dhe me reputacion të mirë në qytetin e Durrësit.
Ai iku nga puna me opinionin publik kundër dhe më pas vdiq, pas një video masturbimi që kryente në zyrë dhe ja dërgonte të dashurës.
Ne kemi mësuar se Alma Kaçi gruaja 40 vjeçare e martuar në Durrës, është e njëjta që i ngriti kurthin edhe Alizotit, duke u hequr si franceze.
Madje hiqej edhe sikur ishte e dashuruar. Në atë kohë u fol se mund të ishte edhe e lidhur me bandat në Durrës, që donin të shtinin në dorë hekurudhën dhe sidomos vagonët për ti çuar për skrap, me vlera miliona euro.
Sipas gazetës Dita, bëhet fjalë për të njëjtën grua, e cila me sa duket e ka zanat peshkimin e zyrtarëve dhe më pas shantazhin lekë ose publikim të videos. Tashme SPAK e ka marrë në pyetje, dhe do i shkojë deri në fund skemave të përdorura nga Alma.K. që i ka marrë në qafë 2 zyrtarë të lartë dhe kush e di sa të vegjël.