KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, përplasen dy mjete, ndërron jetë e mitura, plagosen 6 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë janë plagosur 6 persona dhe ka ndërruar jetë një tjetër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bishqem, ndërsa nga përplasja ka ndërruar jetë një 8-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Përplasja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit që drejtohej nga një grua ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka ndërruar jetë një nga vajzat e saj.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Të plagosura kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj dhe 4 persona që ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button