Detaje të reja nga vrasja dhe më pas murosja e Sibora Gaganit 22-vjeçares shqiptare, ku autori i dyshuar është marrë në pyetje nga autoritetet spanjolle.
Trupi i Siborës u gjet më 6 Qershor, i murosur në apartamentin ku ata kishin jetuar në qendër të Terremolinës. Çështja u rihap dhe kërkimet për Siborën rinisën pas deklaratës së 45-vjeçarit Marco Romeo teksa shoqërohej për një vrasje të dytë, atë të 28-vjeçares spanjolle Paula.
Romeo u tha autoriteteve spanjolle se e kishte vrarë e murosur 22-vjeçaren, 9 vjet më parë. Por sipas mediave spanjolle, në momentin që u mor në pyetje para gjykatës, ai ka deklaruar se është i pafajshëm. Deklarata para magjistratit ka ndodhur më 31 maj, pra kur trupi i të resë nuk ishte gjetur ende.
Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol. Vajza ishte me origjinë shqiptare dhe, pavarësisht se jetonte në Itali me pjesën tjetër të familjes, katër vite para se të “zhdukej”, ajo vendosi të ndërmerrte hapin për t’u shpërngulur në Torremolinos me të dashurin e saj, Marco, me të cilin kisha vetëm një vit lidhje.
Ai ishte Marco Gaio, i njëjti njeri që u arrestua këtë të mërkurë nga Policia pasi dyshohet se vrau partneren e tij aktuale, Paula, 28 vjeç, në shtëpinë që ata të dy ndanin në La Carihuela. Ai e goditi 14 herë me thikë teksa po bëhej gati të shkonte në punë. Menjëherë pas arrestimit të tij, familja e Gaganit akuzon Marco edhe për zhdukjen e vajzës së tyre.