POLITIKË
Video skandali i Safet Gjicit/ “S’kam faj që u interesojnë temat erotike”, Berisha: Një herë tjetër do…
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ditën e sotme gjatë një konference për mediat në lidhje me video skandalin e ish-kreut të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Berisha refuzoi të jepte një opinion në lidhje me skandalin që tronditi opinionin publik duke thënë se nuk është faji i tij që “temat erotike janë atraktive për mediat”, por u shpreh se nuk ka ndërmend të komentojë ngjarjen.
Sakaq, ai shtoi se do të flasë mbi skandalin e Safet Gjicit një herë tjetër.
Pyetja: Do na interesonte një qëndrim juaji për skandalin e publikuar të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
Berisha: Nuk është faji im që temat erotike janë kaq atraktive për ju, por unë nuk kam ndërmend të komentoj për to sot. Një herë tjetër po.