KRONIKË
Tensionet në kampin e muxhahedinëve, ambulanca merr një efektiv të lënduar
Një efektiv ka mbetur i lënduar pas tensioneve në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Nga pamjet që po transmetohen live në ABC News nga kampi, shihet punonjësi e policisë që futet brenda ambulancës për t’u dërguar më pas në spital pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e gazit lotsjellës.
Zëdhënësi i MEK pretendon ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit. Sipas zëdhënësit të MEK kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar apo konfirmim nga policia shqiptare. Mësohet se i vdekur ka mbetur banori i Ashrafit, i identifikuar si Ali Mostashari.
Kujtojmë se prej mëngjesit të sotëm policia ndodhet në ambjentet e kampit ku po ekzekuton vendimin e GJKKO