KRONIKË

I dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes, Orges Bilbili bën rekurs në Gjykatën e Lartë


Orges Bilbili i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Nëpërmjet avokatit te tij mbrojtës Detar Hysi, Bilbili ka kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit të posaçëm.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Hysi pretendon se dënimi i Bilbilit është bërë në mungesë të provave shkencore dhe me prova të manipuluara dhe marra në kundërshtim me ligjin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Bilbili dhe Anterio Kaloshi u gjetën fajtor nga Gjykata për vrasjen Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

I shumëkërkuari për vrasje, Orges Bilbili u arrestua në datë 10 dhjetor 2020 gjatë një përplasje me armë me një efektiv në Tiranë. Bilbili u ndalua nga Policia dhe iu kërkuar leja që kishte marrë për të dalë nga banesa në kuadër të masave për koronavirusin, por ky i fundit ka refuzuar, ndërsa pas pak sekondash ka dashur të largohet pa dhënë sqarime.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ai është ndjekur nga një efektiv policie ndërsa Bilbili ka nxjerrë nga çanta një pistoletë, por që efektivi e ka pikasur në kohë e për këtë pas paralajmërimit për ta ulur armën, e ka qëlluar. Fatkeqësisht e plagosur ka mbetur një qytetare që po kalonte pranë nga efektivi i policisë.

Ne momentin kur u arrestua, Bilbili rezultonte person i shpallur në kërkim nga policia për vrasje dhe disa vepra të tjera penale. Nga verifikimet e bëra rezulton se shtetasi Orgest Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës. Ai ishte gjithashtu i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button