KRONIKË

E rëndë/ U vra brenda fasonerisë, zbardhen detaje tronditëse nga vdekja e 35-vjeçarit në Thumanë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Thumanë, ku një 35 vjeçar punonjës në një fasoneri ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga një tranxhe.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas informacioneve mësohet se i riu është prerë aksidentalisht nga një pajisje që ndodhej në një fasoneri në pronësi të një biznesmeni nga Kruja.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur teksa 35-vjeçari po spostonte tranxhën dhe kjo e fundit nga pesha e madhe ka rënë duke e zënë poshtë. Fasoneria është rreth 100 metra larg banesës së viktimës dhe është në pronësi të Alfred Kaleshës. Burime bëjnë të ditur se për aksidentin në punë nuk është njoftuar as  nga qendra shëndetësore Fushë-Krujë dhe as spitali i Krujës dhe nuk dihet se nga kush i është dhënë ndihma e parë viktimës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Fasoneria ka vetëm pak kohë që është hapur në zonën e Thumanës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Taulant Dika ishte baba i dy fëmijëve.

Ndërkaq mësohet se në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje disa nga administratorët e fasonerisë e cila prej gjashtë muajsh zhvillonte aktivitetin e saj në Krujë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button