AKTUALITET
Me not nga Otranto drejt Vlorës, 35 vjeçarja shqiptare nis sfidën
Shqiptaro-australianja, Eva Buzo këtë të enjte është nisur për të përshkruar distancën nga Otranto në drejtim të Vlorës me not.
Burime për ABC News raportojnë se nisja e saj është bërë mëngjesin e sotëm dhe tashmë pritet për të parë dhe mbërritjen e saj në bregdetin tonë.
Në një intervistë të dhënë një javë më parë për ABC News 35 vjeçarja është shprehur se kjo është një sfidë e ndërmarrë për herë të parë dhe distance që do të përshkruhet është 91 km.
Buzo ndër të tjera ka theksuar se kjo është një sfidë për të përmbyllur dëshirën e saj që të mbërrijë në bregdetin shqiptar dhe të pritet me përshëndetje nga familjarët që ajo ka këtu