E rëndë në Përmet/ Lë shtatzënë 12-vjeçaren, arrestohet i riu nga Mallakastra
Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar katër ditë më parë në Përmet pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12 vjeçare nga qyteti i Përmetit.
Ngjarja ka ndodhur disa muaj me pare kur 23 vjeçari me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12 vjeçaren nga qyteti i Permetit.
40 ditë pas kontaktit seksual e mitura ka shfaqur probleme.
Menjëherë vajza e mitur ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen. I ati e ka çuar të bijën 12 vjeçare për kontroll ne spitalin e Përmetit e aty ka mësuar se minorenia ka qenë shtatzënë në muajin e dytë. Vete fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e me pas Policia e Përmetit ka bere arrestimin e 23 vjeçarit.
Deri më tani Policia e Përmetit e ka mbajtur të fshehte këtë ngjarje për shkak të përfshirjes se minorenes në të. Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës se vetë minorenes. Burimet konfirmojnë se 23 vjeçari mallakastriot, dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve të ndodhura në qytet kohet e fundit.