AKTUALITETFIERI YNË TV

“Festa e Grurit” në Pojan/ Festa e traditave, ngjyrave dhe tingujve myzeqarë (Foto)

Qindra vizitorë nga Fieri dhe e gjithë Shqipëria u mblodhën mbrëmjen e djeshme në Pojan për të festuar “Festën e Grurit”, korrjen dhe shirjen e grurit, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Parada e vajzave, parada e makinave bujqësore, ritualet tradicionale të grurit dhe panairi ishin vetëm disa nga momentet që sollën magjinë e kësaj feste, duke u dhënë mundësinë të pranishmëve të përjetojnë traditat e lashta.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nëpër stendat e panairit, vizitorët kishin mundësinë të shijonin gatimet e bibës në çerep dhe të blejnë prodhimet prej gruri, si dhe produkte të tjera bujqësore unike. Koncerti festiv, me performancën e grupit këngësor qytetar Fierake, ansamblit “Myzeqeja” dhe artistëve të tjerë të njohur, mbushën mbrëmjen me këngë dhe valle.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button