AKTUALITETVIDEO

“Ka marrë pjaster, opinga, rroba”, flasin prindërit e 14-vjeçares së zhdukur: E pyesnim ‘’ça ke ndonjë gjë të re”… çfarë dyshohet! (VIDEO)


Detaje të reja mësohen nga zhdukja e një të miture nga Patosi, ku prindërit e saj kanë bërë denoncim në policinë e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

E larguar prej tre ditësh nga banesa, 14- vjecarja me iniciale J. M , nuk ka dhënë asnjë shenje komunikimi me familjen e saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

E mitura është nxënëse në klasën e tetë të shkollës në Frashër, dhe dyshohet se është larguar me dëshirë nga banesa, pasi ka marrë një valixhe me të gjitha rrobat dhe sendet e saj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dyshimet e prindërve janë se vajza është larguar nga Fieri drejt Tiranës, pasi është parë në terminalin e autobusave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ara dëshmojnë se kanë mësuar se vajza dhe më herët ka lënë orët e mësimit, ndërkohë që shprehen të pamundur që të bëjnë diçka në rrugë private për gjetjen e saj, edhe për shkak të kushteve shumë të vështira ekonomike në të cilat ata ndodhen.

“Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, kishte thënë; do iki t’i çoj rrobat kushërirës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Më nisën foto që po ikte. Kishte ikur me autobus në Tiranë, nuk e kishin kapur dot. Nuk dimë gjë ne. Nuk kemi folur me të. Tani jemi në dorë të shtetit. Ka marrë rrogat e saj, pjastër, opinga. Nuk e dimë se me kë mund të jetë larguar.

Asgjë nuk dimë se me kë mund të jetë. Nuk më tregonte asgjë. I thoja; ça ke ndonjë të re. Nuk më tregonte asgjë. Ajo ikte nga shkolla, më thanë shoqet. Nga shkolla asnjë s’më tha gjë se ishte larguar. Nuk di gjë. E kërkoj të ma gjej shteti. Isha jashtë kur ka ikur vajza. Kishte fikur dhe telefonin.”, tha nëna e saj.

Fillimisht asaj i shkonte thirrja telefonike, por nuk përgjigjej, ndërkohë që prej mesditës së djeshme numri i saj i celularit rezulton i fikur.

Related Articles

Back to top button