LAJM I FUNDIT/ Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici
Arrestohet ish kreu i bashkisë së Kukësit Safet Gjici pas skandalit seksual në zyrën e tij.
Arrestimi i tij vjen disa ditë pas publikimit të video-skandalit ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.
Ndaj tij SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv. Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër arrestin ndaj Gjicit, i cili është ekzekutuar pasditen e sotme.
Ai është arrestuar në Tiranë, në një lokal, pranë banesës së tij.
Ne videon e bërë publike vetëm një javë më parë, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë, dhe pas aktit flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.
Rikujtojmë se menjëherë pas publikimit të skandalit, Gjici dha dorëheqjen nga posti i tij.