KRONIKË

BIE NGA AUTOMJETI I NGARKUAR ME BAR, NDËRRON JETË 22-VJEÇARI

Një 22-vjeçari ka ndërruar jetë aksidentalisht mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli, Bashkia Konispol.


Kristi Doda 22 vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin  e tij, mjetin e tyre me stiva bari. Aksidentalisht ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”


Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Kristi Doda ishte njeri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, njëherësh edhe ndihma më e madhe e babait të vet.


Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button